Kjo ishte surprizë. Stresi i uron suksese në zgjedhjet e 25 prillit Spiropalit dhe e bën për të qeshur

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, publikoi pak ditë më parë në rrjetet sociale një video pak para nisjes zyrtarisht të fushatës elektorale.

Në vidoe-selfien e postuar, drejtuesja politike e PS-së në Tiranë, u shpreh se Partia Socialiste e meriton një mandat të tretë për të vazhduar me punët e nisura, duke nisur nga rindërtimi, tek rritja e pagave dhe pensioneve, transformimet infrastrukturore, etj.

Në lidhje me këtë komunikim të ministres, qytetarët reaguan shumë. Por jo vetëm ata, pasi edhe reperi Stresi i ka lënë një koment. Ai njihet për bindjet e tij të djathta si dhe një simpatizant i madh i ish-kryeministrit, Sali Berisha.

“Suksese Zonja Spiropali, Por mendoj se do jet një humbje e madhe për ju”-shkruan Stresi në postimin e ministres në “Instagram”.

Ky koment nuk ka kaluar pa u vënë re nga ministrja Spiropali, e cilka ka vendosur që t’i përgjigjet me një koment epik.

“Hahaha fitorja jonë ju duhet dhe juve, të shpëtojmë Lulin nga Baba Xhikja dhe mama Mona”, i përgjigjet Spiropali.

Be the first to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published.


*