
Ndonëse nuk është aktive në muzikë, këngëtarja shqiptare, Lindita Halimi poston vazhdimisht në rrjetet sociale. Ajo ndan shpesh momente nga përditshmëria, veçanërisht me vogëlushen e saj, Kaimana.
Linda ka dhe shumë fansa të huaj, duke qenë se prej vitesh jeton në Amerikë.
Edhe pse këngëtarja e ka treguar gjithmonë me krenari origjinën e saj, disa ndjekës të huaj e kanë ngatërruar me latine. Së fundmi, ajo ka marrë shumë mesazhe të tilla, ndaj ajo ka vendosur t’ju përgjigjet publikisht të gjithëve.
“Unë nuk jam latine! Unë jam shqiptare! Jam e kënaqur, sepse i dua shumë latinët e mi dhe sinqerisht të gjithë, por për t’ju përgjigjur gjithë mesazheve, unë jam shqiptare krenare nga Kosova”, ka shkruar Lindita në një postim.
Leave a Reply